Spalletti, pas eliminimit: Bëmë zgjedhje të gabuara. Kemi disa mangësi, por jemi skuadër

Në Bergamo u shua objektivi i parë dhe ndoshta më i arritshmi sezonal i Juventusit. Humbja e rëndë në Kupën e Italisë ndaj Atalantës njollos një paraqitje përgjithësisht pozitive, ku mungoi elementi kryesor, goli.

Luciano Spalletti e analizoi eliminimin kështu: “Ata ishin më të zotë në momentet vendimtare; neve na munguan zgjedhje të rëndësishme në çastet kyçe. Kemi disa mangësi, por jemi skuadër. Duhet t’i shfrytëzojmë momentet dhe të jemi më të saktë”.

Sipas tij, niveli i lojës është meritë e grupit dhe mënyrës së punës: “Rezultati 3-0 e shtrembëron analizën, por djemtë u angazhuan dhe bënë ndeshje të mirë”. Ai kritikoi fundin e ndeshjes për humbje fokusi dhe uniteti. Për penalltinë: “Është penallti, e prek me dorë. Këto rreziqe në zonë ta përmbysin ndeshjen. Sfida është t’u shpjegoj lojtarëve realisht çfarë ndodhi”.

The post Spalletti, pas eliminimit: Bëmë zgjedhje të gabuara. Kemi disa mangësi, por jemi skuadër appeared first on Telesport.