Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim të specializuar kundër dronëve

Ushtarët amerikanë nga Komanda Rajonale Lindje e KFOR-it së fundmi kanë zhvilluar një trajnim të specializuar për Sistemet e Mjeteve Ajrore Pa Pilot.

Në një njoftim bëhet e ditur se ushtrimi u zhvillua me qëllim të përmirësimit aftësinë e tyre për të zbuluar dhe ndjekur sistemet ajrore pa pilot.

“Aktiviteti u përqendrua në përdorimin e sistemeve të teknologjisë së fundit, duke përmirësuar aftësitë teknike në aftësitë kundër dronëve, duke përforcuar koordinimin, punën në grup dhe përshtatshmërinë”.

“Përmes trajnimit të vazhdueshëm, KFOR forcon gatishmërinë e tij të përgjithshme dhe efektivitetin operacional në mbështetje të mandatit të tij për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në një njoftim të misionit të NATO-s në Kosovë