Rënia drastike e 77 milionë euroshit që “çmendi” ekipet e mëdha, tani përfundon në Rusi

E mbani mend Jhon Duran? Kolumbiani vetëm 19 vjeç, edhe pse nuk ishte titullar i rregullt tek Aston Villa, në merkaton dimërore të një viti më parë, u transferua me shumë bujë për tek Al-Nassr, për shifrën 77 milionë euro, edhe pse për të kishte interes nga disa klube të njohura në ligat kryesore në Europë.

Në gjysmën e dytë të sezonit të mbetur të vitit të kaluar, kolumbiani shënoi 12 gola në të gjitha garat me Al-Nassr, duke qenë shumë larg pritshmërive ndaj tij. Në merkaton e verës së kaluar, Duran u huazua te Fenerbahce, me të drejtë blerje për 35 milionë euro.

Aventura në Turqi rezultoi tejet zhgënjyese, ku shënoi 5 gola në 12 ndeshje. Pas zhgënjimit edhe te Fenerbahce, dy klubet ndërprenë huazimin para kohe dhe sot Duran zyrtarizohet te Zenit në Rusi, në formë huazimi të thjeshtë deri në fund të këtij sezoni, pa detyrim ose të drejtë blerje.

The post Rënia drastike e 77 milionë euroshit që “çmendi” ekipet e mëdha, tani përfundon në Rusi appeared first on Telesport.