Yamal: Nuk mendoj për “Topin e Artë”, dua vetëm të fitoj me Barçën dhe kombëtaren

Lamine Yamal ishte një nga personazhet kryesore në gala-në e “Mundo Deportivo”, në 120-vjetorin e gazetës spanjolle. Para se të merrte trofeun “Mundo Deportivo” për sezonin e tij të jashtëzakonshëm, tha: “Është një krenari për mua, familjen dhe miqtë e mi. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj që ky vit të jetë edhe më i mirë”.

Numri 10 i Barcelonës shtoi ambicien: “Tani vijnë momentet e rëndësishme ku duhet të dalin në pah lojtarët me cilësi. Po e shijoj këtë moment dhe dua më shumë”.

Pavarësisht se Barça kryeson në La Liga, 18-vjeçari theksoi se duhet të luftojnë deri në fund për ta mbrojtur titullin: “Është konkurrenca më e vështirë, deri në fund nuk vendoset asgjë. Duhet të fitojmë çdo pikë dhe të mos humbasim asnjë ndeshje”.

Për Champions League: “Pozicioni nuk tregon gjë, cilido të na bjerë kundërshtar, do të japim gjithçka për të fituar”. Për golat: “Nuk e bazoj lojën te golat, dua të luaj mirë dhe të fitojë ekipi”. Edhe pse ishte i dyti në “Topin e Artë” 2025, Lamine tha: “Nuk mendoj për të, dua vetëm ta shijoj dhe të fitoj me Barçën e kombëtaren”.

The post Yamal: Nuk mendoj për “Topin e Artë”, dua vetëm të fitoj me Barçën dhe kombëtaren appeared first on Telesport.