Kur jemi ndodhur në autobus apo në momente të pavëmëndshme të gjithëve na ka ndodhur që na është vjedhur portofoli,çanta, telefoni apo diçka personale. Shumë vjedhës të kësaj kategorie qarkullojnë në çdo autobus në Tiranë dhe vende ku ka prezencë të madhe njerëzish.
Njëri prej tyre quhet Arben Osmani, i cili është identifikuar nga policia e Tiranës, falë denoncimit të dy personave, të cilëve Osmani ja kishte vjedhur telefonin. Më datën 17 gusht 2018,është paraqitur dhe ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.4, Tiranë Trëndelina Lagësira, e cila ka deklaruar se, po në këtë datë ka qenë duke udhëtuar në autobusin e linjës së Unazës dhe i është vjedhur portofoli i saj. Nga ana e punonjësve të policisë është kryer paraqitja për njohje me fotografi e disa personave, ku kallëzuesja ka njohur Arben Osmani.
Më datën 1 gusht 2018, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.4, Tiranë shtetasi Gani Kolgjini, i cili ka deklaruar se,në ambientet e Poliklinikës Nr.9, Tiranë,në Rr.“Qemal Stafa” i është vjedhur portofoli nga persona të panjohur. Me marrjen e kallëzimit punonjësit e policisë kanë kryer veprimet e para hetimore, midis tyre edhe këqyrjen e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë të kësaj Klinike, në të cilat rezulton se një person i identifikuar më pas si Arben Osmani i ka futur dorën në xhep kallëzuesit dhe i ka marrë portofolin dhe është larguar.
Pas tij është larguar edhe një shtetas tjetër i cili dyshohej se bënte roje, i cili ka rezultuar të jetë shtetasi Ruzhdi Xhaferi, që në këto momente të hetimit ende nuk është gjetur nga policia. Më datën 8 gusht 2018, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.4, Tiranë shtetasi Ibrahim Arapi, i cili ka kallëzuar se i kanë vjedhur portofolin në Poliklinikën Nr.9, Tiranë në Rr. “Qemal Stafa”.Më datë 20 gusht 2018 ora 20:00, oficeret e policisë gjyqësore kane kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit Arben Osmani si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”./shqiptarja.com/