Milani me sytë nga Kostić për verën. Tentativat e janarit dështuan, Tare ngulmon për qershorin

Milani ka provuar deri në fund të merkatos së janarit të transferonte Bogdan Kostić nga Partizani i Beogradit. Sulmuesi parashikohej fillimisht të bashkohej me “Milan Futuro”, por marrëveshja nuk u finalizua në këtë afat kalimtar. Në javët në vijim, Igli Tare mund të tentojë “ta bllokojë” lojtarin për merkaton e verës, me synimin që ta sigurojë paraprakisht transferimin për qershorin.

Sa i përket profilit teknik, Kostić është një anësor i majtë me këmbë të majtë natyrale, por që mund të luajë edhe në të djathtë. Nuk është i rëndë apo i ngathët, por i shpejtë, elastik dhe dinamik, veti që i japin shpërthim, shpejtësi dhe driblim në hapësira të ngushta.

Dallohet për ndryshim të shpejtë drejtimi, teknikë të rafinuar dhe aftësi për ta kaluar kundërshtarin. I pëlqen të futet nga e majta për të goditur me të majtën ose për të dhënë asist, me gjuajtje nga distanca dhe kreativitet. Është profil modern, por duhet të përmirësojë qëndrueshmërinë, vendimmarrjen dhe rezistencën fizike.

 

The post Milani me sytë nga Kostić për verën. Tentativat e janarit dështuan, Tare ngulmon për qershorin appeared first on Telesport.