De Jong bën “të harrohet” mungesa e Pedrit, ja shifrat mbresëlënëse të holandezit

Dëmtimi i Pedrit më 22 janar ndezi të gjitha alarmet. Mesfushori kanarian u dëmtua në bicepsin femoral të këmbës së djathtë më 21 janar në Pragë, në ndeshjen e Champions League ndaj Slavia. Mungesa e tij, e parashikuar për një muaj, ishte një goditje e rëndë për ekipin, që humbi “fanarin” e vet për këtë periudhë.

Megjithatë, në mungesë të Pedrit, holandezi De Jong ka bërë hapa përpara. Mesfushori në fjalë po zhvillon disa ndeshje në nivel shumë të lartë, duke rikujtuar lojtarin që shkëlqeu tek Ajax dhe për të cilin Barça investoi fort më 2019. Ai po justifikon edhe rinovimin e kontratës deri në qershor 2029, mbyllur në tetor.

Në “Carlos Belmonte”, De Jong dha një “recital” total, si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Ai ishte i treti për ndërhyrje në lojë (92), pas Lamine Yamal (106) dhe Eric (104). Rikuperoi 5 topa, po aq sa Yamal, dhe kompletoi 80 pasime, duke qenë ndër më aktivët në një të tretën e fundit të fushës. Rëndësia e tij u vulos me asistin për golin e parë të Yamal. Pra, De Jong e ka marrë plotësisht rolin e Pedrit, në mungesë të këtij të fundit.

The post De Jong bën “të harrohet” mungesa e Pedrit, ja shifrat mbresëlënëse të holandezit appeared first on Telesport.