Te Manchester United janë ende në “qiellin e shtatë” pas tri fitoreve radhazi në Premier League, rezultat që mungonte prej vitesh. Trajneri i Manchester Utd, Michael Carrick, duke analizuar situatën vlerëson tifozët dhe lojtarët.
“Old Trafford është një vend i veçantë dhe bën gjërat më të veçanta kur fiton. Dhe merita më e madhe për këto fitore u takon djemve. Jam shumë i kënaqur për të Sesko, na dha golin e fitores dhe ai e meriton plotësisht gëzimin”, tha Carrick.
“Është një moment i madh për të gjithë ne, por nuk duhet të kalojmë në eufori. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të përgatitemi me kujdes për ndeshjen e radhës. Duhet t’i hedhim hapat një e nga një”, shtoi Carrick.
The post Carrick: Është një moment i madh për të gjithë ne, por nuk duhet të kalojmë në eufori appeared first on Telesport.










