Drejtori i Liverpool: Ka diferencë mes atyre që janë këtu prej vitesh dhe lojtarëve si Chiesa…

Richard Hughes, drejtor sportiv i Liverpool, theksoi se menaxhimi i tregut dhe ai i fushës duhet të mbeten në binarë të ndarë: “Nga ana bazike, të dyja palët bien dakord se gjithçka që lidhet me ditën e ndeshjes, zgjedhjen e ekipit dhe taktikën është gjithmonë kompetencë e menaxherit apo trajnerit. Ai është territori i tyre. Shumë e rëndësishme është të mos ndërhysh”.

Hughes shtoi: “Sigurisht, flasim për futboll dhe performanca, por gjithmonë e lejoj Slot ta udhëheqë këtë… Ta presësh momentin e duhur për t’i ndarë këto gjëra është thelbësore”.

Hughes foli edhe për lojtarët e rinj, që kanë nevojë për kohë përshtatjeje në Premier League: “Duhet t’i ndihmosh vazhdimisht lojtarët jashtë fushës në adaptim. Është normale që të rinjtë nga vende të tjera të marrin kohë, futbolli është ndryshe, ambienti po ashtu. Qëllimi është t’i mbështesim pa i mbytur, t’i lejojmë të gjejnë rrugën e tyre”.

Ai mbrojti zgjedhjet e verës: “Të gjithë këta lojtarë janë këtu për një arsye të mirë… Jemi shumë të kënaqur me atë që bëmë verën e kaluar në merkato. Derisa lojtarët janë të duhurit, performanca do të vijë. Nuk duhet harruar kush është këtu prej vitesh, ose Federico Chiesa, në klubin tonë vetëm një vit”.

The post Drejtori i Liverpool: Ka diferencë mes atyre që janë këtu prej vitesh dhe lojtarëve si Chiesa… appeared first on Telesport.