“Nuk e kuptoj përse klubi nuk shpenzon më si më parë, jemi të shtatët në merkato”

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur për mediat në prag të ndeshjes gjysmëfinale që “citizens” do të luajnë të mërkurën ndaj Newcastle. Në përballjen e parë, City ka fituar 2-0.

Gjithsesi, trajneri spanjoll duket se e ka ende mendjen te merkato. Edhe pse kanë ardhur disa lojtarë cilësorë, ai shprehet se Manchester City nuk është më klubi që shpenzon më shumë parà në merkato, ndaj dhe ka më shumë konkurrencë.

Jam pak i trishtuar dhe i mërzitur sepse me shpenzimet neto për pesë vitet e fundit jemi të shtatët në Premier League, kështu që dua të jem i pari. Nuk e kuptoj se si klubi nuk shpenzon më shumë para! Jam pak i inatosur me ta”, tha Guardiola.

Ne fituam në të kaluarën sepse shpenzuam shumë, por tani janë gjashtë ekipe që duhet të fitojnë Premier League, Champions League apo FA Cup sepse kanë shpenzuar më shumë se ne në pesë vitet e fundit. Ky është një fakt, jo një opinion”, shtoi spanjolli.

The post “Nuk e kuptoj përse klubi nuk shpenzon më si më parë, jemi të shtatët në merkato” appeared first on Telesport.