“Më i fortë se Pirlo, Gerrard dhe Xavi?” Vidal “pa frena”, ja përgjigjja që ndezi debatet

Arturo Vidal, ish-mesfushori i Juventusit dhe Interit, është bërë protagonist i një momenti “viral” gjatë një “quiz”-i në Amerikën e Jugut. Pyetja ishte provokuese: “Qëndro në heshtje derisa të përmendet një mesfushor më i kompletuar se ti”.

Në listë u përmendën emra legjendarë si Andrea Pirlo, Steven Gerrard dhe Xavi Hernandez, por Vidal nuk reagoi, duke zgjedhur të mos flasë dhe lënë të kuptohet se e konsideron veten më të plotë se ata. Vetëm në fund, pas disa sekondash heshtjeje, kiliani buzëqeshi, gjest që u interpretua si një deklaratë force dhe vetëbesimi ekstrem.

Reagimi i tij ka ndezur debat të madh mes tifozëve dhe mediave. Për disa është arrogancë, për të tjerë thjesht reflektim i një karriere të pasur me trofe, intensitet, gola dhe personalitet të fortë. Një gjë është e sigurt: Vidal di gjithmonë si të bëjë zhurmë…

 

The post “Më i fortë se Pirlo, Gerrard dhe Xavi?” Vidal “pa frena”, ja përgjigjja që ndezi debatet appeared first on Telesport.