Cristiano Ronaldo refuzoi të luante me Al-Nassr, duke bërë realitet kërcënimin e tij për shkak të pakënaqësive mbi mënyrën se si PIF (Fondi i Investimeve Publike i Arabisë Saudite) po menaxhon klubin, krahasuar me trajtimin e klubeve rivale. Ai mungoi në ndeshjen kundër Al-Riyadh, ku Al-Nassr fitoi minimalisht 1-0.
Ky vendim mund ta lejojë klubin të shfuqizojë kontratën e portugezit bazuar në rregullat e FIFA-s, mbi detyrimin e futbollistit për të luajtur. Sipas Artikullit 17 të Rregullores për Statutin e Transferimeve, shfuqizimi pa arsye të justifikuar mund të kërkojë kompensim për dëm. Në këtë rast, Ronaldo mund të detyrohet të paguajë një dëmshpërblim për refuzimin e të luajturit.
Ronaldo firmosi me Al-Nassr më 2022, rinovoi më 2025 deri në mes të vitit 2027. Për lojtarët mbi 28 vjeç, periudha e mbrojtur e kontratës është vetëm dy vite. Brenda kësaj periudhe, shfuqizimi mund të sjellë edhe sanksione sportive, duke përfshirë pezullimin 4-mujor për ndeshjet zyrtare.
The post CR7 e bëri realitet kërcënimin për të mos luajtur, Al-Nassr mund t’ia shfuqizojë kontratën appeared first on Telesport.









