Do të luhet sot në “Emirates” gjysmëfinalja e kthimit e vlefshme për FA Cup mes Arsenal dhe Chelsea. “topçinjtë” fituan 3-2 përballjen e parë dhe tani do të synojnë kualifikimin në finale në ndeshjen që do të luajnë përballë publikut të tyre.
Gjithsesi, trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, po i jep energji ekipit të tij përpara ndeshjes së sotme, duke synuar të përmbysë një disavantazh prej një goli dhe për të siguruar kualifikimin në finale.
“Realiteti është se Arsenal është favorit: Ata janë një gol përpara dhe luajnë në shtëpi, kështu që presin të avancojnë. Ne duhet të qëndrojmë në lojë sa më gjatë që të jetë e mundur”, tha Rosenior
“Shpresoj që pjesa e dytë të bëhet momenti vendimtar për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Chelsea ka treguar karakter të shkëlqyer, por sfida kundër Arsenal mbetet e vështirë”, shtoi trajneri i Chelsea.
The post Gjysmëfinalja e FA Cup, Rosenior: Arsenal favorit, por Chelsea ka treguar karakter ndeshjet e fundit appeared first on Telesport.









