Dolce ka zbuluar planet e saj për pas Big Brother VIP, duke treguar se do të shkojë në Maldive së bashku me prindërit për të shijuar një pushim të merituar.
Gjatë një bisede me Ludo, ai e këshilloi të mos nxitonte dhe të prisnin që “gjërat të qetësohen” jashtë shtëpisë së Big Brother, por Dolce ishte e vendosur për vendimin e saj.
“Nuk më intereson, unë vendosa, kush do le të pres”, tha ajo, duke shtuar se ndjen nevojën për një pushim pas dy muajsh të mbyllur në shtëpi.
Ajo shpjegoi se udhëtimi nuk do të jetë vetëm një largim nga stresi i lojës, por edhe një kohë cilësore me nënën dhe babain e saj, të cilët do ta shoqërojnë gjatë këtij pushimi relaksues.










