Elita Rudi po i shijon ditët e pushimit në Dubai, ku ndodhet së bashku me bashkëshortin Gjiko dhe fëmijët e tyre.
Familja ka zgjedhur këtë destinacion për të kaluar kohë cilësore së bashku, larg angazhimeve të përditshme, shkruan “Kosovarja”.
Gjatë qëndrimit të tyre, ata kanë vizituar disa nga pikat më të njohura të Dubait, duke ndarë momente nga udhëtimi në rrjetet sociale. Postimet kanë qenë të shpeshta si nga reperi, ashtu edhe nga prezantuesja e emisionit “The Elite Way”.
Së fundmi, Elita ka publikuar disa fotografi nga shkretëtira, të cilat kanë marrë vëmendje për paraqitjen e saj dhe format trupore, duke konfirmuar edhe një herë stilin e saj të veçantë.











