Pasi u tërhoq nga ndeshja e Champions League kundër Newcastle (1-1), ish-sulmuesi i Napoli, Kvicha Kvaratskhelia, ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës. Testet e kryera nga Paris Saint-Germain zbuluan se lojtari gjeorgjian ka një ndrydhje në kyçin e këmbës.
Shtypi francez kishte parashikuar se ai do të mungonte për rreth dy javë, por klubi parizien tregon se gjeorgjiani duhet të kthehet pak më shpejt.
Kjo është deklarata e PSG-së: “Kontrolli mjekësor këtë të enjte, më 29 janar, ka të bëjë me Kvicha Kvaratskhelia”.
“Pasi ndrydhi kyçin e këmbës së djathtë gjatë ndeshjes kundër Newcastle, Kvicha Kvaratskhelia do të mungojë për 8-10 ditë“, thuhej në deklaratën e klubit të kryeqytetit.
The post La fushën i dëmtuar, ja sa gjatë do të mungojë ylli gjeorgjian i PSG appeared first on Telesport.










