Sonte u mbyll zyrtarisht faza e ligës në Europa League teksa pas 8 ndeshjesh, u përcaktuan top 8, 16 ekipet e playoff dhe 8 të eliminuarat nga kompeticioni. Roma u mjaftua ma barazim 1-1 në Greqi ndaj Panathinaikos, edhe pse luajti me dhjete pas daljes me te kuq nga Mancini per me shume se 75 minuta.
Roma ka konfirmuar pozicionin e saj si një lojtar kyç në futbollin italian në Evropë. Siç theksohet nga Opta, midis ekipeve italiane që kanë marrë pjesë në garat evropiane çdo sezon, verdhekuqtë janë të vetmet që kanë kaluar fazën e grupeve ose fazën e ligës.
Një seri fantastike: 10 nga 10 kualifikime në Ligën e Kampionëve, Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës, një dëshmi e qëndrueshmërisë së Romës në skenën ndërkombëtare, pavarësisht nga kompeticioni. Roma gjithmone e ka vleresuar me seriozitet.
Sakaq, u kualifikuan Lyon, vendi i parë, Aston Villa e dyta, por edhe Freiburg, Porto, Betis, Braga dhe Midtjylland. Eliminim surprizë nga Feyenoord, Salzburg, Rangers dhe deri diku Nice.
The post Roma, një rekord europian: ka kaluar fazën e grupeve në çdo kompeticion kupash në 10 vitet e fundit! appeared first on Telesport.










