Real Madrid u mund mbrëmë 4-2 nga Benfica në ndeshjen e fundit për në Champions League, një humbje që i detyron madrilenët të luajnë në play-off për të vijuar më tej në këtë kompeticion. Edhe në humbjen ndaj Benfica, problemi kryesor ishte mbrojtja, një repart që ka shfaqur shumë luhatje këtë sezon dhe ka me patjetër nevojë për përforcime.
Pavarësisht se deri më sot janë përmendur emra si Ibrahima Konate e Dayot Upamecano, të cilët mund të vijnë falas në verë, duket se Florentino Perez nuk ka më besim te transferimet me kosto zero.
“Fichajes” zbulon se drejtuesit e Real Madridit kanë piketuar Cristian Romero, qendërmbrojtësin argjentinas i cili po shkëlqen këtë sezon te Tottenham, ku madje ka shënuar edhe 6 gola dhe ka dhënë 4 asiste.
Sipas raportimit në fjalë, Real Madrid është gati të shpenzojë 100 milionë euro për të afruar Cristian Romero, i cili aktualisht mund të konsiderohet si qendërmbrojtësi më i mirë i momentit në botë.
The post Nuk ka më besim te transferimet me kosto zero, Perez bën gati 100 mln euro për mbrojtësin që po shkëlqen këtë sezon appeared first on Telesport.










