Hansi Flick analizoi fitoren 4-1 ndaj Kopenhagenit në ndeshjen e fundit të fazës së ligës së Champions League dhe kualifikimin direkt në 1/8 finale, në vendin e 5-të. Kjo i shmang Barcelonës një “play off” të vështirë. “Kemi qenë më mirë në pjesën e dytë sesa në të parën, është e qartë që duhet të përmirësohemi”, – tha ai.
Trajneri theksoi: “Përmirësimi nevojitet jo vetëm në aspektin mbrojtës në Champions, por edhe në La Liga. E pësuam sërish golin e parë, këmbëngulëm shumë të luanim nga qendra, por duhej ta bënim nga krahët”. Sipas Flick, “pjesa e dytë ishte fantastike, kjo është ajo që duan tifozët”.
Ai vlerësoi faktin se “kemi dy ndeshje më pak për të luajtur”, duke shtuar se ua kishte thënë lojtarëve se kjo varej prej tyre. Për Marc Bernal: “Bëri një ndeshje fantastike, ka potencial të madh, e mban mirë topin, duhet të përmirësohet fizikisht pas një dëmtimi të rëndë”.
Për Lamine Yamal: “Duhet të përshtatet, kundërshtarët i vënë dy ose më shumë markues. Në barazimin 1-1 ishte impresionuese shpejtësia dhe asistimi i tij”. Për Premier League: “Është liga më e mirë në botë, me shumë investime, por të gjitha ekipet e Champions-it kanë cilësi”.
The post Flick, kualifikim direkt në 1/8 finale: Pjesa e dytë ishte fantastike, por duhet të përmirësohemi appeared first on Telesport.










