Tabloja e plotë e Champions League: 8 ekipet e para, 16 ekipet e play-offit dhe 12 ekipet e skualifikuara

Janë luajtur sot ndeshjet e raundit të tetë dhe të fundit për këtë fazë në Champions League. Pas 8 raundesh, kemi 8 ekipet e renditura të parat, të cilat kualifikohen direkt për fazën e 1/16-ve, që është me eliminim.

Në tetëshen e parë janë 5 ekipe angleze, Bayern, Barcelona dhe surpriza e madhe quhet Sporting Lisbon, e cila mori një fitore dramatike 2-3 në shtesë ndaj Athletic Bilbao.

Ekipet e renditura nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-të, do të ndeshen mes tyre për të përcaktuar 8 ekipet e tjera që do të shkojnë fazën e 1/16-ve.

Ekipet e renditura nga vendi i 25-të në vendin e 36-të e mbyllin këtu aventurën në Champions League për këtë sezon, ku bien në sy ekipe si Napoli, Marseille dhe Athletic Bilbao.

 

The post Tabloja e plotë e Champions League: 8 ekipet e para, 16 ekipet e play-offit dhe 12 ekipet e skualifikuara appeared first on Telesport.