Zoff për VAR-in: Edhe gjërat pozitive, nëse ekzagjerohen, bëhen negative

Dino Zoff, kampion bote me Italinë më 1982 dhe ish-trajner i kombëtares axurre, shprehet për “La Repubblica”: “Do të ishte e trishtë të mos shkonim sërish në Botëror, por jam besimplotë se nuk do të dështojmë kësaj here”. Ai thekson se kombëtarja nuk duhet të shqetësohet për kohën e mbetur për kualifikime, sepse e njëjta kohë është në dispozicion edhe për të tjerët.

Për VAR-in ka një mendim të përzier: “Teknologjia e ka përmirësuar futbollin, por edhe një gjë pozitive, nëse ekzagjerohet, bëhet negative”. Sipas tij, VAR-i duhet përdorur vetëm për gabime të dukshme, që arbitri nuk i sheh, jo për shtyrje ose pretendime të vogla: “Disa bien si të vdekur dhe ngrihen pas 10 sekondash. Më pas ndoshta marrin penallti. Këto gjëra më bëjnë të çmendem, ndjehem sikur tradhtojnë vlerat e sportit”.

Një nga pengjet e karrierës së tij është finalja e “Euro 2000”: “Ishte fatkeqësi. I thashë arbitrit të katërt se mungonin tri minuta, ai më tha dhe akordoi katër. Ishte fati që të shkonte ashtu”.

The post Zoff për VAR-in: Edhe gjërat pozitive, nëse ekzagjerohen, bëhen negative appeared first on Telesport.