Parizienët “marrosen” pas Luis Enrique, nxitojnë për “ta blinduar” trajnerin e tyre

Luis Enrique ka bindur plotësisht Nasser Al-Khelaïfi që kur mbërriti te PSG në verën 2023. Sukseset e tij, përfshirë Champions League e shumë dëshiruar, dhe personaliteti i fortë i asturianit kanë rritur besimin e drejtuesve të klubit, të cilët, si dhe vetë Enrique, shpresojnë në një bashkëpunim afatgjatë.

Sipas “Le Parisien”, negociatat për rinovimin e kontratës kanë nisur tashmë. Objektivi është i qartë; zgjatja e kontratës së Luis Enrique në “Parc des Princes”. Aktualisht, ai ka kontratë deri verën 2027 dhe, megjithëse nuk ka ngut, PSG dëshiron “ta blindojë” para verës.

Klubi, që synon të ndërtojë të ardhmen rreth tij, e konsideron Enrique, 55 vjeç, “trajnerin më të mirë në botë dhe gurin kryesor të projektit sportive”. Qëllimi është ta bindin me një projekt që, edhe nëse nuk është jetësor, i afrohet shumë këtij statusi.

The post Parizienët “marrosen” pas Luis Enrique, nxitojnë për “ta blinduar” trajnerin e tyre appeared first on Telesport.