“Spalletti e ka rikthyer Juventusin lart. Titulli për Milanin? Vendimtar do të jetë Leao”

Dino Zoff, portieri legjendar i “shtëpisë së vjetër” të futbollit italian, në një intervistë për “La Repubblica” shprehet se është dështim kur një portier mban topin më shumë se sulmuesi. Ai thekson se një “gardian” duhet të dijë të mbrojë (presë topin) mbi të gjitha, pastaj të ketë aftësi me këmbë.

Ai vlerëson Antonio Conten: “Ende bën diferencën, pa dyshim”. Ka fjalë të mira edhe për Spallettin: “E ka rikthyer Juventusin lart, mund të shkojë larg në Champions”.

Zoff fokusohet edhe te talentet Yildiz e Pio Esposito: “Kenan nuk do të bënte keq në Juventusin e madhe të së kaluarës. Italiani po bën mirë, por mos i vendosim shumë presion”.

Për garën e titullit, Zoff përfshin Milanin, por nënvizon një kusht: “Vendimtar do të jetë Leao. Nëse portugezi shfaq të gjithë potencialin e tij, Milani ka shanse, sidomos sepse Allegri nuk luan në kupat europiane, një faktor që mund të ndikojë”.

The post “Spalletti e ka rikthyer Juventusin lart. Titulli për Milanin? Vendimtar do të jetë Leao” appeared first on Telesport.