Hoti për rezultatin e dobët të LDK-së: Ka qenë shok

Avdullah Hoti, që tashmë ka shpallur kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Tani, unë besoj se askush nuk e ka pritur rezultatin e 28 dhjetorit, aq më pak ne”, tha Hoti derisa përmendi zhvillimet politike të 2025.

Ai iu referua saktësisht bllokadës për formimin e institucioneve, diskursin për!arës.

“Rezultati i 28 dhjetorit ka qenë shok për ne dhe po besoj për gjithë spektrin opozitar. Jam i bindur që nuk është rezultat i mospunës ose listave të kandidatëve, sepse besoj se dalim shumë më mirë se të tjerët. Oferta programore e jona ka qenë e pasur. Është pak me u habitë, por ky është verdikti i qytetarëve dhe duhet të përballemi me veten”, deklaroi Hoti në T7.

Lidhja Demokratike e Kosovës pati një rënie të theksuar në zgjedhjet 28 dhjetorit. Sipas rezultatit LDK ka marrë 13% të votave.

Duke komentuar ndikimin e diasporës në këto zgjedhje Hoti tha “duhet të pyesim vetën se pse nuk arritëm të bindëm edhe diasporën”.