Dy gjigantët e PL nuk heqin dorë nga Aurélien Tchouaméni, zbulohet oferta joshëse për Real Madridin

Edhe pse Aurélien Tchouaméni është një nga figurat kyçe te Real Madrid, kjo nuk e zbeh aspak interesin e klubeve të tjera për mesfushorin francez. “Sports Illustrated” zbulons e dy klubet e mëdha të Premier League, Liverpool dhe Tottenham janë të vendosura të tentojnë transferimin e mesfushorit francez gjatë verës së ardhshme.

Oferta që pritet të shkojë në drejtim të Real Madridit është plot 100 milionë euro, shifër joshëse. Kontrata aktuale e francezit me klubin madrilen skadon në vitin 2028.

Nuk është herë e parë që Tchouaméni përfundon në radarin e klubeve të mëdha, mëgjithatë largimi nga Real Madrid në këtë moment, të paktën gjatë verës së ardhshme, duket shumë i vështirë për të ndodhur.

The post Dy gjigantët e PL nuk heqin dorë nga Aurélien Tchouaméni, zbulohet oferta joshëse për Real Madridin appeared first on Telesport.