Duke parë problemet e shumta me dëmtimet dhe formën jo të mirë të disa prej lojtarëve në sulm, Napoli do të tentojë të bëjë goditjen e madhe në merkaton e janarit. Pas transferimit të brazilianit Giovane nga Verona për 20 milionë euro, Napoli ka një tjetër objektiv të madh që mban emrin e Ademola Lookman.
Sipas asaj që zbulon “Il Matino”, sulmuesi nigerian mund të jetë që nga java e ardhshme nën urdhërat e Antonio Conte. Edhe pse ka vendosur të bëjë paqe me drejtuesit e Atalantës dhe situata është qetësuar me ardhjen trajner të Rafaelle Palladino, Lookman mund të ndryshojë ekip javën e fundit të fatit kalimtar të merkatos dimërore.
Gjatë verës, nigeriani ishte shumë pranë zyrtarizimit tek Inter, por si përfundim nuk u gjet gjuha e përbashkët dhe më pas ndodhi përplasja mes sulmuesit dhe drejtuesve të klubit. Atalanta kërkon të paktën 45 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin, shifër që Aurelio De Laurentiis, presidenti i napolit, është i gatshëm ta paguajë, për t’i bërë kështu Antonio Conte-s një super “dhuratë” në javën e fundit të merkatos. Megjithatë, jemi ende në nivel bisedimesh.
The post Surpriza e janarit! Ademola Lookman largohet nga Atalanta, por jo nga Serie A? appeared first on Telesport.










