Youssef En-Nesyri nuk vjen, Juventus gjen sulmuesin që i mungon në Premier League

Pista e Youssef En-Nesyri ka rënë përfundimisht, edhe pse Juventus kishte gjetur gjuhën e përbashkët me Fenerbace për transferimin e sulmuesit maroken gjatë merkatos së janarit, në fund lojtari refuzoi bardhezinjtë dhe është gati të rikthehet tek ish-ekipi i tij, Sevilla.

Duke qenë se ka vetëm një javë kohë në dispozicion, pasi merkato dimërore mbyllet më 2 shkurt, Juventus ka gjetur një tjetër objektiv për sulmin, sipas asaj që zbulon “La Gazzetta dello Sport”.

Bëhet fjalë për sulmuesin 27-vjeçar të Everton, Beto, i cili ka shënuar vetëm 3 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon, dy prej të cilëve në Premier League. Beto ka qenë më parë pjesë e Serie A, ku ka veshur fanellën e Udinese. Propozimi i Juventusit është për huazim të thjeshtë deri në fund të sezonit, gjë që është pranuar nga Everton, por mbetet të bindet sulmuesi.

The post Youssef En-Nesyri nuk vjen, Juventus gjen sulmuesin që i mungon në Premier League appeared first on Telesport.