Xabi Alonso drejt Liverpool-it, trajneri bask kërkon transferimin e 4 yjeve

Mediet angleze janë gjithmonë e më të bindura se Xabi Alonso do të jetë trajneri i ri i Liverpool-it. Trajneri bask pritet të marrë drejtimin e të kuqve në përfundim të këtij sezoni.

Madje, sipas raportimeve nga burime të ndryshme të medieve angleze, Xabi Alonso ka kërkuar transferimin e 4 yjeve nëse do të jetë ai trajneri i ri i Liverpool-it. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Tottenham, Micky van de Ven, mesfushorin e Crystal Palace, Adam Wharton dhe dy përforcime “big” në sulm, Bradley Barcola nga PSG dhe Michael Olise nga Bayern.

Shumë e këtyre 4 transferimeve mendohet të jetë mbi 450 milionë euro, pak a shumë aq sa Liverpool shpenzoi verën e kaluar, por deri tani një pjesë e mirë e tyre kanë rezultuar dështime.

The post Xabi Alonso drejt Liverpool-it, trajneri bask kërkon transferimin e 4 yjeve appeared first on Telesport.