Gasperini: Humbja do të ishte padrejtësi, Malen është i jashtëzakonshëm

Gian Piero Gasperini foli për DAZN pas barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Milanit: “Kur Milani kalon në avantazh është gjithmonë e vështirë, ka lojtarë shumë të fortë. Humbja do të ishte padrejtësi. Po të kishim kaluar ne në epërsi do ta kishim pasur mundësinë ta fitonim ndeshjen”. Për zgjedhjen e penalltisë: “Dybala dhe Malen kishin dale nga loja, që janë të dy goditës të saktë. Kishim zgjedhur Cristante, por pastaj hyri Pellegrini dhe e goditi shumë mirë”.

Pavarësisht keqardhjes për fitoren e humbur, trajneri sheh perspektiva pozitive: “Jemi një skuadër shumë e re, vazhdojnë të vijnë lojtarë U-25 dhe U-20. Renditja thotë se Milani është forca e dytë e kampionatit dhe ne dalim shumë të forte nga kjo ndeshje”. Për Malen: “Po bën shumë mirë, është lojtar i jashtëzakonshëm. Sonte bëri gjëra të jashtëzakonshme, pati edhe një rast të madh”.

Ai vlerësoi mbrojtjen: “Të mos lejosh kundërsulmin është meritë e madhe; Milani ka shpejtësi me Leao, Nkunku dhe Rabiot”. Në fund, për Ghilardi: “Është rritur në mënyrë eksponenciale, ka më shumë ekuilibër. Te të rinjtë rritja shihet pas katër-pesë muajsh”.

The post Gasperini: Humbja do të ishte padrejtësi, Malen është i jashtëzakonshëm appeared first on Telesport.