Massimiliano Allegri analizoi barazimin në “Olimpico”, duke theksuar fillimin pozitiv: “Ishim mirë 6-7 minutat e para. Pastaj Roma doli mirë dhe ne gabuam në menaxhimin e posedimit. Maignan na mbajti në lojë”. Në pjesën e dytë, sipas tij, Milani u përmirësua teknikisht dhe, pas avantazhit, besoi te fitorja: “Pastaj erdhi një episod që mund të ndodhë”.
Trajneri kuqezi sheh anën pozitive, pavarësisht shkëputjes së Interit: “Fituam një pikë karshi Napolit dhe mbajtëm larg Romën; të barazosh 1-1 në Romë në këtë moment është shumë e rëndësishme”. Për vështirësitë në pjesën e parë: “Ata shtynë shumë; në të dytën ishim më agresivë”. Ai u ndal sërish te penalltia: “Edhe pas 1-0, ndjesia ishte se mund të bënim më lehtë 2-0 sesa ta pësonim 1-1”.
Për sulmin, ku Leao dhe Nkunku vuajtën: “Të katërt janë lojtarë të rëndësishëm. Në momentin e zëvendësimeve po rriteshin, por më duhej kërcimi dhe ‘egërsia’ e Pulisic për ta mbyllur ndeshjen. Pastaj, si gjithmonë, mendoj një gjë dhe ndodh një tjetër…”
The post Allegri e sheh gotën gjysmë plot: Më vjen keq për penalltinë, por fituam një pikë karshi… Napolit appeared first on Telesport.









