Përveç transferimit të emrave të njohur dhe të konsideruar si “big”, Chelsea vazhdon edhe me strategjinë e sigurimit ta talenteve të reja. Objektivi i radhës i “Bluve” quhet Christ Inao Oulai, është vetëm 19 vjeç dhe po shkëlqen këtë sezon te Trabzonspor.
“Africa Foot” raporton se Chelsea është shumë pranë transferimit të yllit të ri të Bregut të Fildishtë, i cili verën e kaluar u largua nga Bastia në Francë për te Trabzonspor dhe tani është gati të bëjë hapin gjigant në karrierë.
Sipas raportimit në fjalë, Chelsea është e gatshme të paguajë 40 milionë euro, klauzola e vendosur nga klubi turk për Christ Inao Oulai, i cili si pozicion natyral është mesfushor qendror, por të mbulojë më së miri disa pozicione.
The post Chelsea nuk humb më kohë, 40 milionë euro për shokun e Muçit te Trabzonspor appeared first on Telesport.










