Ndeshje e çmendur në “Emirates”, Manchester United me fitore spektakolare. Rihapet gara për titull (video)

Supersfida e javës së 23-të në Premier League, mes Arsenalit dhe Manchester United, e luajtur në “Emirates”, ka përfunduar 2-3 për “Djajtë e Kuq”. Michael Carrick e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e tij të dytë në krye të stolit të “Djajve”, duke fituar javën e kaluar derbin ndaj Manchester City dhe sot ndaj Arsenalit, kryesues.

Sfida u zhbllokua në minutën e 28-të, ku një top i Bukayo Saka brenda në zonë për Martin Odegaard, që nuk goditet siç duhet nga norvegjezi, por mjaftoi që të devijohej në portën e tij nga mbrojtësi i “Djajve”, Lisandro Martinez.

Nuk kaluan shumë minuta dhe erdhi reagimi i Man. United, që barazoi shifrat me Bryan Mbeumo, i cili përfitoi nga një top i kthyer keq mbrapsht nga Martin Zubimendi. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Pjesa e dytë nis më mirë për “Djajtë e Kuq”, të cilët gjejnë golin e avantazhit në minutën e 50-të me Patrick Dorgu, i cili pas një kombinimi fantastik me Bruno Fernandes, dërgon topin në rrjetë me një goditje fantastike nga distanca.

Goli i barazimit të përkohshëm për londinezët erdhi në minutën e 84-të, ku Mikel Merino shënoi pas një topi të futur në zonë nga goditja e këndit. Megjithatë, “Djajtë e Kuq” nuk u demoralizuan aspak dhe kaluan sërish në avantazh, këtë herë me Matheus Cunha, ku braziliani shënoi nje gol spektakolar me një goditje të jashtëzakonshme nga distanca.

Manchester United merr një fitore të madhe rihap garën për titullin në Premier League, Arsenal është vetëm 4 pikë para dy ndjekësve më të afërt, Man. City dhe Aston Villa. “Djajtë e Kuq” renditen në vendin e 4-të.

SHIKOGOLAT

The post Ndeshje e çmendur në “Emirates”, Manchester United me fitore spektakolare. Rihapet gara për titull (video) appeared first on Telesport.