“Gazzetta dello Sport” zbulon se Inter është shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes me Dinamo Zagreb për transferimin e mbrojtësit të ri kroat, 18-vjeçarit Leon Jakirovic, për shifrën 5 milionë euro.
Mbrojtësi i ditëlindjes 2008 konsiderohet si një nga lojtarët e rinj më premtues në Kroaci dhe ndaj tij ka pritshmëri të shumta. Jakirovic ka debutuar me ekipin e parë të Dinamo Zagreb që kur ishte 16 vjeç.
Ai tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve të njohura në Ligën e të Rinjve UEFA të sezonit të kaluar, duke shënuar dy herë kundër Barcelonës, në një ndeshje dramatike eliminatore.
Jakirovic gjithashtu bëri debutimin e tij në Champions League para se të mbushte 18 vjeç, në fitoren e Dinamo Zagreb ndaj Milanit. Pozicioni i tij natyral është mbrojtës qendëror, por mund të luajë edhe në krahun e djathtë.
Për Jakirovic ka pasur interes të madh edhe nga klubet e tjera si Napoli, Barcelona dhe Salzburg, por Inter është treguar më i shpejt. Këto ditë lojtari do të kryejë testet mjekësore dhe më pas do të vijë firma në kontratë.
The post Debutoi në Champions ndaj Milanit dhe shënoi dy herë ndaj Barcelonës, Inter vepron shpejt dhe ka gati zyrtarizimin e yllit kroat appeared first on Telesport.










