C.Ronaldo i prish punë Barcelonës, kërkon të bindë lojtarin e njohur t’i bashkohet tek Al-Nassr

Barcelona është klubi favorit për të transferuar Bernardo Silva gjatë verës së ardhshme, si lojtar i lirë, pasi portugezit i mbaron kontrata me Manchester City në fund të këtij sezoni.

Duke ditur që agjenti i mesfushorit është Jorge Mendes dhe falë raportit shumë të mirë që ai ka me drejtuesit e Barcelonës, pritet që Bernardo Silva të zgjedh katalanasit.

Por, situata mund të marrë një kthesë të papritur pasi mediet spanjolle bëjnë me dije se në “lojë” mund të futet Cristiano Ronaldo. Sipas burimeve të ndryshme, Cristiano Ronaldo po mundohet të bindë Bernardo Silva-n t’i bashkohet atij dhe Joao Felix tek Al-Nassr.

The post C.Ronaldo i prish punë Barcelonës, kërkon të bindë lojtarin e njohur t’i bashkohet tek Al-Nassr appeared first on Telesport.