Kroos: Një lojtar që s’është fishkëllyer kurrë në ‘Bernabéu’ nuk është lojtar i madh

Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, ka komentuar fishkëllimat e forta të tifozëve ndaj lojtarëve të bardhë, duke theksuar se ato nuk e ndihmojnë aspak skuadrën. Ai ndau edhe përvojën e tij personale me reagimet negative nga tribuna:

“Ky është Real Madridi, ndoshta jo në momentin më të mirë, por kjo tregon çfarë do të thotë të jesh aty. Qoftë nga shtypi apo tifozët, rrallë kritikohen lojtarët e vegjël; gjithmonë zgjidhen emrat e mëdhenj, për mirë ose për keq”.

Ai kujtoi se edhe “gjenerata e artë” kaloi momente të vështira: “U eliminuam nga Kupa e Mbretit prej një ekipi të kategorisë së tretë. Nuk është gjithçka perfekte as tani. Një lojtar që s’është fishkëllyer kurrë në ‘Bernabéu’ nuk është lojtar i madh. Më 2019, në humbjen 4-1 ndaj Ajax, u fishkëlleva edhe unë”.

Sipas Kroos, “nëse fishkëllehesh që para ndeshjes, bëhet më e vështirë të fitosh dhe të luash mirë. Zgjidhja e vetme, – shton ai, – janë rezultatet, qëndrimi dhe loja e mirë”.

The post Kroos: Një lojtar që s’është fishkëllyer kurrë në ‘Bernabéu’ nuk është lojtar i madh appeared first on Telesport.