CHAMPIONS LEAGUE: Arsenal i papërmbajtshëm, leksione Interit në “San Siro”. Surpriza vjen nga Lisbona. Tottenham bën detyrën (video)

Supersfida e raundit të shtatë në Champions League mes Interit edhe Arsenalit është mbyllur 1-3 për londinezët. “Topçinjtë” gjetën të parët avantazhin që në minutën e 10-të. Pas një aksioni model, goditja e Jurrien Timber devijohet nga Gabriel Jeus dhe përfundon në portën e Yann Sommer. Petar Sucic barazoi shifrat për zikaltrit në minutën e 18-të me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 31-të, pas një goditjej këndi nga Bukayo Saka, Leandro Trossard asiston me kokë, Gabriel Jesus mposht me kokë Sommer, për herë të dytë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Arsenalin.

Viktor Gyokeres, i futur në pjesën e dytë vulosi fitoren e londinezëve me golin e tij në minutën e 83-të. Suedezi shënoi pas një kunderuslmi të shpejtë, falë një goditje të fuqishme nga kufijtë e zonës së rreptësisë.

Në Londër, Tottenham fitoi  2-0 ndaj Dortmundit. Për vendasit shënoi Cristian Romero në minutën e 15-të, mbrojtësi u tregua i saktë me një goditje të lehtë brenda zonës. Verdhezinjtë mbetën me një lojtar më pak që nga minuta e 24-të, për shkak të kartonit të kuq të Daniel Svensson, për faull të rëndë ndaj Odobert.

Në minutën e 38-të, Dominic Solanke shënoi golin e dytë për londinezët. Sulmuesi shënoi me finte, pas asistit të Odobert. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Tottenham fiton 2-0 dhe momentalisht renditet i pesti, Dortmund në vendin e 11-të.

Surpriza e mbrëmjes vjen nga Lisbona, aty ku Sporting fitoi 2-1 ndaj PSG-së, kampionit në fuqi të Europës.Vendasit kaluan të parët në avantazh falë golit të Luis Javier Suarez në minutën e 74-të. Reagimi i parizienëve ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat me Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 78-të, gjeorgjiani shënoi një gol tejet të bukur me një goditje klasi. në shtesë shënoi sërish Luis Suarez, duke iu dhënë fitoren e madhe portugezëve.

SHIKOGOLAT

The post CHAMPIONS LEAGUE: Arsenal i papërmbajtshëm, leksione Interit në “San Siro”. Surpriza vjen nga Lisbona. Tottenham bën detyrën (video) appeared first on Telesport.