I pakënaqur me minutat e pakta që ka marrë te Barcelona këtë sezon, ku debutoi për herë të parë në La Liga, 18-vjeçari Dro Fernandez kërkon të transferohet te PSG, gjatë merkatos së janarit. Vetë lojtari ka gjetur gjuhën e përbashkë me klubin parizien dhe është i emocionuar me mundësinë për të punuar me Luis Enrique.
PSG është e gatshme të paguajë klauzolën e largimit të lojtarit që është 6 milionë euro, por Barcelona deri tani ka refuzuar, duke pasur plane të tjera në mendje për lojtarin e ri i cili konsiderohet si një nga talentet e mëdha të dalë nga La Masia në vitet e fundit.
Situata mes palëve është përkeqësuar shumë së fundmi, ku “Mundo Deportivo” zbulon se Barcelona ka vendosur të përjashtojë lojtarin nga stërvitja me grupin dhe tani ai është i detyruar të stërvitet i vetëm.
The post Kërkoi të transferohej te PSG, Barcelona me vendim drastik ndaj lojtarit të saj appeared first on Telesport.










