Javier Zanetti, zv.president i Interit dhe ish-kapiten legjendar, foli për “Sky Sports UK” rreth “San Siro”, që pritet të shembet: “Ky stadium do të jetë gjithmonë në kujtimet tona, na ka dhënë shumë fitore”.
Për ndeshjen më të veçantë në karrierën e tij, u shpreh: “Debutimi me Interin, nuk mund ta imagjinoja se do të ishte e para nga 858 ndeshje”.
Duke folur për të ardhmen dhe mungesën e “San Siros”, shtoi: “Tani gjithçka ka ndryshuar. Një ekip si Interi, i rëndësishëm në mbarë botën, ka nevojë për një stadium modern. E rëndësishme është të mbetet gjithmonë në ‘San Siro’. Shpresoj të krijojmë aty kujtime të veçanta, po aq si më parë”.
The post Zanetti: Ndeshja më e veçantë e karrierës? Debutimi me Interin, e para nga 858 ndeshje appeared first on Telesport.









