Mbrojtësi i Manchester United, Lisandro Martinez, në një deklaratë për “Sky Sports”, i është rikthyer derbit të disa ditëve më parë, kur “djajtë e kuq” mundën 2-0 Manchester City në Old Trafford.
“E dimë sa kemi vuajtur gjatë sezonit, por e vetmja mënyrë është të tregojmë fytyrën dhe se kush jemi. Ky ishte momenti më i mirë për ta bërë këtë. Ekipi, jo vetëm lojtarët në fushë, por edhe në stol, të gjithë ishin pjesë e këtij susessi”, tha Martinez.
“Trajneri Michael Carrick na tha një gjë e rëndësishme, ‘përdorni energjinë e njerëzve’. Mendoj se këtë gjë e bëmë kur luajtëm në fushën tonë. Kur jemi së bashku është e pamundur të humbasësh në shtëpi”, shtoi mbrojtësi argjentinas.
Më tej, Martinez tha: “Kur luan kundër këtyre lloj lojtarësh, ekipi mbrohet. Jo vetëm një ose dy lojtarë. Ishim kaq kompakt gjatë gjithë kohës dhe pastaj ke besimin për të shkuar në duele. Ndjen një energji të ndryshme në sytë e lojtarëve”.
The post Lisandro Martinez: Ja këshilla që na tha Carrick përpara fitores në derbi ndaj City appeared first on Telesport.









