Valdano kritikon Arbeloa: E vetmja gjë që bën është njollosja e imazhit të klubit

Rikthehet debati mbi deklaratën e Álvaro Arbeloa pas fitores së Real Madridit, 2-0 ndaj Levantes, veçanërisht për referencën e tij, britmat ndaj Florentino Pérez nga “Santiago Bernabéu”, që kërkonin dorëheqjen e tij. Arbeloa tha: “E di nga vijnë. Brohoritjet nuk janë nga ata që nuk e duan Florentinon, por nga ata që nuk duan Realin. Nuk më mashtrojnë dot”. Ai e përshkroi Florentinon si “personi më i rëndësishëm i klubit, pas Santiago Bernabéu”.

Këto fjalë kanë marrë përgjigje nga Jorge Valdano, ish-trajner, drejtor sportiv dhe drejtor i përgjithshëm i Real Madridit në tri periudha të ndryshme. “Ai thotë se di çfarë fshihet pas. Sigurisht ka më shumë informacion se unë, që jam krejtësisht jashtë çdo lëvizjeje politike të klubit”, – tha Valdano, kampion bote me Argjentinën më 1986.

Ai shtoi: “Nuk e di nëse është ide e mirë t’i zbulojë, sepse e vetmja gjë që bën trajneri është të njollosë imazhin e klubit. Klubi jemi të gjithë ne”.

The post Valdano kritikon Arbeloa: E vetmja gjë që bën është njollosja e imazhit të klubit appeared first on Telesport.