Arsenali kryeson si Premier League, ashtu edhe Champions League, por Mikel Arteta e di se përballja me Interin nuk pranon nënvlerësime: “Interi ka ndryshuar disa gjëra. Me Inzaghin ishte një skuadër e ngjashme, me Chivu ka pasur disa modifikime. Kjo skuadër ka një mentalitet të madh. Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe fitorja duhet merituar ndaj një kundërshtari me vlera”.
Për ndryshimet në formacion: “Kemi pesë ditë para sfidës me Manchester United, kemi luajtur shumë ndeshje, sonte do të shohim. Mungesat në krahë? Përpiqemi të përshtatemi dhe ta kthejmë nevojën në virtyt”.
Për goditjet nga këndi: “Në çdo aspekt të lojës duhet punë dhe kujdes ndaj detajeve. Kemi lojtarët e duhur”. Për sezonin e kaluar: “Këtu luajtëm mirë, humbëm nga episodi i penalltisë. Kemi ide të qarta dhe duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje”. Për deklaratën e Akanji: “Çdo lojtar ka mendimin e tij”.
The post “Interi i Chivu është ndryshe nga ai i Inzaghit, ekip me mentalitet të madh” appeared first on Telesport.










