Como i nxjerr Lazios inatin e humbjes me Milanin, Nico Paz spektakolar. Skuadra e Fabregas tani kërcënon Juventusin në renditje (VIDEO)

Një pengesë psikologjike pas humbjes se pamerituar ndaj Milanit? Absolutisht jo. Como e fshiu humbjen në shtëpi ndaj kuqezinjve dhe sonte u shfaq në Olimpico me një provë force tronditi Lazion: djemte e Fabregas fituan 3-0, me Nico Paz dhe Baturina si protagonistë.

GOLI I BATURINA 0-1 (VIDEO)

GOLI I NICO PAZ 0-2 (VIDEO)

Dhe rezultati mund te kishte qene me i thelle nese Paz nuk do te gabonte penallti. Pikerisht argjentinasi me dy golat e tij sonte ishte lojtari i ndeshjes. Lazio nuk beri dot asgje sidomos ne 45′ e para kur Como kishte topin, rastet dhe ritmin.

GOLI I 0-3 (VIDEO)

Kështu, bardheblutë jo vetëm që u ngjitën në vendin e gjashtë në renditje, por gjithashtu iu afruan vetëm dy pikë Juventusit. Trajneri i Lazios, Sarri, sonte ishte i dekurajuar dhe me krahët hapur, i trishtuar sepse ka arritur vetëm 28 pikë në 21 ndeshje.

 

The post Como i nxjerr Lazios inatin e humbjes me Milanin, Nico Paz spektakolar. Skuadra e Fabregas tani kërcënon Juventusin në renditje (VIDEO) appeared first on Telesport.