Ditën e sotme , FIFA ka publikuar renditjen e parë për vitin 2026 përsa i përket kombëtareve. Shqipëria e nis vitin 2026 aty ku e la në vitin 2025, në vendin e 63-të.
Ndërsa Kosova është rritur me një vend në renditje. Në renditjen e fundit të vitit 2025 pozicionohej në vendin e 80-të, sot në vendin e 79-të. Rritjen më të madhe e kanë pasur dy ekipet finaliste të Kupës së Kombeve të Afrikës, Senegali me 7 vende, aktualisht renditet në vendin e 12-të dhe Maroku me 3 vende, aktualisht renditet në vendin e 8-të.
Përsa i përket 10 vendeve të para, renditja mbetet e tillë: 1 Spanja, 2 Argjentina, 3 Franca, 4 Anglia, 5 Brazili, 6 Portugalia, 7 Holanda, 8 Maroku, 9 Belgjika, 10 Gjermania.
The post Renditja e fundit e FIFA-s: Shqipëria në vend numëro, Kosova ngjitet me një vend appeared first on Telesport.










