Pavarësisht se ende nuk dihet trajneri që do të drejtojë Real Madridin në sezonin e ri, pasi Alvaro Arbeloa do të jetë në krye të ekipit të paktën deri në fund të sezonit, drejtuesit e klubit madrilen kanë vendosur që tani për përforcimin e parë për sezonin e ri.
“Defensa Central” zbulon se Real Madrid ka vendosur që tani të paguajë klauzolën 10 milionë euro për tërikthyer në ekip me të drejta të plot Nico Paz, i cili prej dy sezonesh po shkëlqen te Como në Serie A. Sipas raportimit në fjalë, ka qenë vetë Florentino Perez që ka vendosur për riblerjen e Nico Paz, sipas marrëveshjes që kanë bërë më parë me Como-n.
Përveç rikthimit të Nico Paz, klubi madrilen pritet të bëjë dhe një ose dy përforcime të tjera në mesfushë, ku deri tani janë përmendur vazhdimisht shumë emra.
The post E KRYER: Real Madrid do të paguajë 10 milionë euro për transferimin e parë për sezonin e ri appeared first on Telesport.










