Arteta: Po ndërtojmë diçka të mirë për të ardhmen, por ka ende shumë punë

Arsenal duket se më në fund është në rrugën e duhur për të fituar trofe këtë sezon. “Topçinjtë” udhëheqin renditjen e Premier League dhe janë në rrugë të mbarë si në Champions League ashtu dhe Carabao Cup.

Pavarësisht barazimit ndaj Nottingham Forest, skuadra e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta fitoi 1 pikë ndaj rivalëve më të afërt, që u mundën. “Këtë sezon jemi me më shumë vrull dhe po ndërtojmë diçka shumë të mirë”, tha Arteta.

Besimi vjen nga performancat dhe niveli i qëndrueshmërisë që kemi treguar gjatë 33 ndeshjeve të luajtura deri më tani këtë sezon”, shtoi më tej trajneri spanjoll.

Duhet të na ndihmojë fakti që jemi shumë të bindur se kemi aftësinë për ta bërë këtë, por realiteti është se duhet ta tregojmë në çdo ndeshje. Ka ende shumë për të ndodhur, por jemi të lumtur që jemi ende në lojë në të katër garat“, tha Arteta.

The post Arteta: Po ndërtojmë diçka të mirë për të ardhmen, por ka ende shumë punë appeared first on Telesport.