Barcelona gjen dy herë golin, por festa shkon kot. Sociedad e mbyll në avantazh pjesën e parë (video)

Në “San Sebastian”, pjesa e parë mes Real Sociedadit dhe Barcelonës është mbyllur 1-0 për vendasit, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të në La Liga. Katalanasit gjetën golin dy herë, në minutën e 7-të me Fermin Lopez, por që u anullua nga VAR për faull dhe në minutën e 28-të me Lamine Yamal, por që u anullua po nga VAR për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 32-të, Sociedad gjeti golin me yllin e tyre kryesor Mikel Oyarzabal, i cili shënoi me një goditje të bukur me të mjatën brenda zonës, pas asistit perfekt të Goncalo Guedes.

Rezultati nuk ndryshon deri në fund të pjesës së parë, ku Real Sociedad e mbyll në avantazh 1-0.

SHIKOGOLIN

The post Barcelona gjen dy herë golin, por festa shkon kot. Sociedad e mbyll në avantazh pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.