Fenerbahce e drejtuar nga Domenico Tedesco ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Superligën turke, duke mudnur 2-3 në transfertë Alanyaspor. Vendasit e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur avantazhin që në minutën e 3-të me Florent Hadërgjonaj.
Anësori i Kosovës shënoi një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, topi përfundoi në portën e mbrojtur nga Ederson. Festa e vendasve nuk zgjati shumë dhe miqtë barazuan shifrat në minutën e 9-të me brazilianin Talisca.
Ndërkohë, në minutën e 27-të, Hadërgjonaj bëhet sërish protagonist, duke asistuar në golin e dytë për ekipin e tij. Anësori i Kosovës kroson nga këndi, Gaius Makouta shënoi me kokë. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Alanyaspor, në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe e Fenerbahce. Musaba barazoi fillimisht shfirat 2-2 në fillim të pjesës së dytë dhe i zakonshmi talisca shënoi golin e përmbysjes se madhe pas asistit të Marco Asensio.
Pavarësisht humbjes, Florent Hadërgjonaj bëri një ndeshje të madhe dhe ishte lojtari më i mirë në fushë. Alanyaspor mbetet në vendin e 10-të, ndërsa Fenerbahce në vendin e dytë me 1 pikë më pak se Galatasaray kryesues.
The post Supergoli i yllit të Kosovës dhe asisti i tij nuk mjaftojnë, Fenerbahce bën përmbysjen e madhe në fund (video) appeared first on Telesport.










