Transferimi i bujshëm i janarit e nis me gol, Roma me fitore bindëse ndaj Torinos (video)

Roma ka marrë fitoren e tretë rresht në Serie A, pasi mposhti sot Torinon 0-2 në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të. Rezultati u zhbllokua në minutën e 25-të, ku Donyell Malen debutoi me gol te Roma.

Holandezi shënoi pas asistit që mori nga Paulo Dybala. Malen u transferua këtë javë nga Aston Villa te Roma në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit për 29 milionë euro. Pjesa e parë mbyllet 0-1.

Goli i sigurisë për verdhekuqtë do të vinte në minutën e 71-të me Paulo Dybala, holandezi shënoi pas një pasimi në zonë nga holandezi Devyn Rensch. Rezultati final, 0-2. Pas kësaj fitoreje, Roma e drejtuar nga Gian Piero Gasperini mban vendin e katërt me 42 pikë, ndërsa Torino mbetet në vendin e 13-të.

SHIKOGOLAT

The post Transferimi i bujshëm i janarit e nis me gol, Roma me fitore bindëse ndaj Torinos (video) appeared first on Telesport.