Atletico Madrid ka fituar 1-0 ndaj Alaves në sfidën e luajtur në “Metropolitano”, e vlefshme për javën e 20-të në La Liga. Vendimtar për këtë takim ishte goli i Alexander Sorloth në fillim të pjesës së dytë, pasi pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
Pas një krosimi perfekt të Pablo Barrios, Sorloth goditi saktë me kokë duke dërguar topin në rrjetë. Goli i gjahstë për sulmuesin norvegjez në La Liga për këtë sezon. SHIKOGOLIN
Pas kësaj fitoreje, Atletico Madrid mbetet në vendin e katërt me 41 pikë, aq sa Villarreal i vendit të tretë. Ndërsa në vend të dytë renditet Real Madrid me 48 pikë dhe në vend të parë Barcelona me 49 pikë, e cila ka një ndeshje më pak momentalisht, pasi luan në darkë ndaj Real Sociedad.
The post Atletico bën Atletico-n, 1 gol dhe 3 pikë ndaj Alaves. Vendos goli i Sorloth në pjesën e dytë (video) appeared first on Telesport.










