Pas një ecurie pozitive, Juventus i drejtuar nga Luciano Spalleti është mundur 1-0 nda Cagliari, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Serie A.
Momenti kryesor i pjesës së parë ndodhi në minutën e 16-të, ku bardhezinjtë pretenduan për penallti, pas një kontakti në zonë mes Mazzitelli dhe Miretti, por pas ndërhyrjes së VAR dhe rishikimit në ekran, arbitri vazhdoi normalisht lojën.
Minuat në vjim nuk pati ndonjë rrezik serioz, pjesa e parë mbyllet 0-0. Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 65-të, ku Luca Mazzitelli do të dërgonte topin në rrjetë, pas një krosimi që mori të uëlt që mori nga Gianluca Gaetano nga goditja e dënimit.SHIKOGOLIN
Në minutat në vijim, Juventus u përpoq të gjente golin e barazimit, duke pasur dy raste me Kenan Yildiz, por pa arritur të dërgojë topin në rrjetë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Cagliari fiton 1-0 dhe ngjitet në vendin e 15-të me 22 pikë, ndërsa Juventus mbetet në vendin e 5-të me 39 pikë.
The post Ndalet Juventus, Cagliari befason bardhezinjtë duke marrë një fitore shumë të rëndësishme (video) appeared first on Telesport.









